Sektoret · SHERBIME-PROFESIONALE

Shërbime Profesionale — Kontabilistë, Avokatë, Konsulentë

Firmat e shërbimeve profesionale (kontabilistë, avokatë, konsulentë, auditues, arkitektë) kanë karakteristika specifike: fatura honori me TVSH 20%, kontratat e shërbimit shumëvjeçare, pagesa të ndara, menaxhim klientësh sensitiv. 4b2b ofron: fatura honori të fiskalizuara, menaxhim mandatesh, time tracking, raportim per klient dhe kontabilitet transparent.

01
Problem

Si kontabilist, keni 50 klientë me mandate të ndryshme — si e dini cilët klientë janë vonë me pagesat?

Zgjidhja

Dashboard mandatesh: statusi i çdo klienti, fatura të lëshuara, pagesa të marra, balance e hapur. Njoftime automatike kur fatura kalon 30/60/90 ditë pa pagesë.

02
Problem

Kontrata e shërbimit juaj është 12-mujore — faturoni çdo muaj 1/12 të vlerës. Si e automatizoni?

Zgjidhja

Fatura periodike automatike: krijoni kontratën 1 herë, 4b2b lëshon faturën e fiskalizuar çdo muaj, njofton klientin automatikisht, arkivon pagesen.

03
Problem

Keni ekspozim GDPR/PDPJ: klientët tuaj ndajnë me ju bilance, paga, kontratat konfidenciale.

Zgjidhja

Arkivim i enkriptuar per klient, akses role-based: kontabilisti sheh vetëm klientët e vet, drejtuesi sheh gjithçka, auditimi ndodh per sesion.

Modulet e Ekosistemit

Një brand për çdo sektor

Çdo modul abonohet tek brand-i i vet — faturim, mbështetje dhe licencë gjenden atje.